meUnë jam mësuese anglishteje prej vitit 2007 dhe drejtuese e qendrës së kurseve Smart Center prej po kaq kohësh. Gjatë këtyre viteve jam aftësuar në mësimdhënien e të gjitha grupmoshave dhe niveleve dhe jam veçanërisht e apasionuar për të mësuar studentët fillestarë të flasin anglisht në një kohë shumë të shkurtër. Tjetër gjë që di ta bëjë mirë është edhe përgatitja e studentëve për testet ndëkombëtare si: TOEFL iBT, IELTS, TOEIC, MET, FCE etj. Dy vitet e fundit kam qenë më së tepërmi e fokusuar në menaxhimin e dy qendrave që kemi në Vlorë dhe mësimdhënien e kam mbajtur aktive nëpërmjet studentëve të mi online, Gil-t, Titty-t, Sonia-s, Cosimo-s, Ayse-s dhe Kevisit, të vetmit student shqiptar që kam.

Më pëlqen shumë të jap mësim edhe sepse mësoj gjithmonë gjëra të reja nga kultura e vendeve të studentëve të mi. Por edhe atë çka bëj kur nuk jam duke dhënë mësim, sikurse të merrem me projektin e Smart-it: Proverbhunter.com, apo dhe të shkruarit në këtë blog, e shijoj po shumë.